Rreth gjashtëdhjetë migrantë rezultojnë të humbur në Mesdhe pas fundosjes së një anije në brigjet e Libisë, njoftoi sot për median një zëdhënës i IOM-së, duke iu referuar informacionit dhënë nga të mbijetuarit.

Anija e vogël po transportonte rreth 150 persona, por vetëm 80 në mesin e tyre mundën të shpëtoheshin”, saktësoi Flavio Di Giacomo, zëdhënës në Romë i Organizatës Ndërkombëtare për migrantët (IOM).

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: