BEOGRAD– Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, njëherësh ministër i jashtëm, ka deklaruar sot se pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë në nivel të presidentëve, pasi të formohen qeveritë e reja në Serbi dhe Kosovë.

“Nuk besoj se unë do të marr pjesë, kjo është çështje e formatit, i cili të jem i sinqert, kryesisht është përcaktuar sipas funksionit që e kryen Hashim Thaçi”, u tha Daçiç gazetarëve në Beograd, raporton agjencia Beta.

Më tej, Daçiç ka theksuar se “është më e logjikshme që ky dialog të vazhdojë në formatin e presidentëve” dhe konsideron se kjo do të ndodhë “kur të zgjedhen qeveritë në Beograd dhe Prishtinë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: