BEOGRAD- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi për mediat serbe se gjithë punën e aktivitetin tonë politik për integrim në BE na kushtëzohet me ecurinë e dialogut me Kosovën. Daçiç insiston tek fakti që BE të bëjë të qartë dinamikën e procesit të integrimit në BE. “Insistoj në atë, sepse BE ka nisur bisedimet për buxhetin për periudhën pas vitit 2020, prandaj është e nevojshme të sqarohet se a planifikohet mjete për hyrjen të ndonjë vendi në BE”, theksoi ministri Daçiç.

Ministri Daçiç, veç tjerash, përmendi dhe çështjen e dialogut me Kosovë, për çka, sipas tij, padrejtësisht i është vënë si prag Serbisë në hyrjen në BE, transmeton RTK. Ndërkaq, i pyetur për Maqedoninë, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, theksoi se Beogradi zyrtar gaboi që njohu Maqedoninë sipas emrit kushtetues pasi kemi nervozuar Greqinë, ndërkohë që Maqedonia njohu pavarësinë e Kosovës.

Në fund, ministri Daçiç theksoi se BE duhet të thotë qartë se çfarë planifikon me Serbinë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: