Mendoni që pushimet e tjera do të jenë pas një viti. Mos prisni një vit të tërë për të bërë pushimet e ardhshme.

Po numëroni ditët derisa të vijnë pushimet? E shihni veten me valixhe në dorë ose çantë shpine në sup? Ja 6 këshilla për të evituar gabimet më të zakonshme që mund të shkatërrojnë periudhën më të bukur të vitit.
1. Pushime shumë të shkurtra. Mund të zgjidhni të bëni dy javë pushime në vend që t’i copëtoni në mikro?pushime, të cilat nuk do të kenë të njëjtin efekt të dobishëm. Në përgjithësi, vetëm një javë nuk mjafton për të rigjetur ritmet dhe për t’u çliruar nga stresi i akumuluar gjatë vitit. Idealja do të ishte: 3 javë.
2. Gjëra të zakonshme, ritme të zakonshme. Pushimet quhen të tilla nëse ndryshojmë ritmet, nëse arrijmë të bëjmë vetëm gjërat që na pëlqen të bëjmë gjatë ritmeve tona natyrale. Kush është tip mëngjesor, do të ketë kënaqësinë të zgjohet herët për të shijuar orët e para të ditës. Kush pëlqen jetën e natës, do të gjejë kohën të pushojë gjatë ditës. E rëndësishme është të ndiheni të lirë të zgjidhni çfarë ju pëlqen, derisa organizmi të gjejë ritmin e duhur natyral, atë që rregullon funksionet vitale kryesore.
3. Ngrënie e tepërt dhe shtim në peshë. Ndër funksionet principale vitale janë edhe oreksi e tretja, të cilat nëse pushimet shkojnë si duhet, kanë tendencë të rregullohen. Përfitoni nga periudha e pushimeve për të rimësuar të ushqeheni mirë dhe në mënyrë të shëndetshme, duke evituar ngrënien e tepërt me vakte më të bollshme apo më të rënda se zakonisht, për të qenë me 3 kg më shumë në fund të pushimeve.
4. Të planifikoni dhe kontrolloni gjithçka. Termi pushime fjalë për fjalë do të thotë “asgjë” dhe është kjo ajo për të cilën kemi nevojë: Pra, le t’i kalojmë ditët pa telefon celular, pa internet, pa chat, pa u ndjerë të detyruar të përgjigjemi dhe pa dashur të vazhdojmë të mbajmë gjithçka nën kontroll. Gjatë pushimeve është më mirë t’u lësh hapësirë gjërave të paparashikuara dhe surprizave. Mund të niseni edhe pa ndonjë destinacion të qartë. Për të planifikuar, është pjesa tjetër e vitit…
5. Të ktheheni nga pushimet pak para fillimit të punës. Ka gjithmonë kohë për t’u stresuar, kështu që përse ta bëni në fund të pushimeve duke u kthyer disa orë para se të filloni punën? Më mirë rimerrini ngadalë kontaktet me botën reale që kthimi të mos jetë një traumë.
6. Mendoni që pushimet e tjera do të jenë pas një viti. Mos prisni një vit të tërë për të bërë pushimet e ardhshme. Programoni mini?pushime ose një weekend të gjatë mes tetorit dhe nëntorit. Ose një ditë në kontakt me natyrën ose në karrige masazhi. Vetëm mendimi do t’ju kthejë humorin.
(er.nu/Gazeta Shqiptare//BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: