Me afrimin e festave të fundvitit, rikthehemi edhe tek këngët që na e bëjnë edhe më të ngrohtë e festive këtë periudhë. Por nëse për 20 vite me radhë ka mbretëruar “All I want for Christmas is You”, e kënduar nga Mariah Carey për herë të parë në vitin 1994, këtë fundvit duket se i ka lënë “fronin” një kënge tjetër.

Revista “Paste”, e cila çdo vit publikon klasifikimet e këngëve më të dëgjuara gjatë festave të fundvitit, këtë vit ka renditur në krye të klasifikimit “Wonderfull Christmastime”, shkruan “Class”, një cover i këngës së Paul McCartney (viti 1979), kënduar nga “The Shins” (2012).

Sipas raportit të PlayNetwork (kompania që harton playlist-ën për dyqanet diskografike), “All I want for Christmas is You”, e kënduar nga Mariah Carey është spostuar në vendin e dytë, duke e lënë përfundimisht mbretërimin 20-vjeçar.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: