Një studim i fundit ka zbuluar se amishët janë njerëzit më të shëndetshëm në Amerikë dhe se kanceri është një sëmundje shumë e rrallë brenda komunitetit. Hulumtuesit kanë studiuar nga afër mënyrën e tyre të jetesës dhe dietën e tyre për tw zbuluar se pse ndodh kështu,

Popullsia amishe ka ardhur disa shekuj më parë në Amerikë. Ata përbënin një nga grupet kristiane anabaptiste me rrënjë në reformimin protestan në Evropë, në shek e XVI. Mirëpo nuk ranë dakord as me katolikët dhe as me protestantët në disa pika dhe dolën si lëvizje më vete që u quajt ‘Anabaptizëm’. Ata filluan të vijnë në Botën e re, pas vitit 1700. Natyrisht edhe atyre si të gjithë evropianëve të parë u është dashur të përballojnë sulmet e refuzimin e popullsisë vendase, që Kolombi i ka quajtur “indianë’. Pra shumë u vranë nga shigjetat e indianëve. Në librat e historisë së amishëve janë regjistruar incidente të paharruara, ku tregohet se sa “kokëfortë” ishin amishët në respektimin e fesë dhe edukatës së tyre paqësore. Parimi i tyre ishte: ”Duaj Zotin dhe fqinjin tënd”.
Shumica e amishëve nuk pinë duhan, nuk pinë alkool dhe nuk janë seksualisht promiskuitentë (partnerë të shumëfishtë seksual gjatë jetës), gjë që solli në përfundimin se mënyra e tyre e jetesës e luan një rol të rëndësishëm.
Ata janë jashtëzakonisht aktivë për shkak se punojnë në bujqësi, ne ndërtim dhe punë të tjera, të cilat kërkojnë kondicion intensiv fizik, i cili i mban ata në formë të shëndetshme.
Amishët prodhojnë ushqim organik dhe konsumojnë shumë fruta, perime, qumësht, mish dhe ushqime të tjera të shëndetshme. Ushqimi i pasur me enzima, vitamina dhe ushqyes është përditshmëria e tyre.
Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë mënyrën e jetesës së amishëve, këta njerëz bëjnë një jetë të thjeshtë, të pastër dhe produktive. Ata prodhojnë dhe konsumojnë ushqim lokal, ndërsa pjesa tjetër e botës po e përdor një dietë të tillë gjithnjë e më rrallë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: