Dëshira e të gjithëve është t’i kenë dhëmbët e bardhë. Shumica e njerëzve shpenzojnë shumë para në trajtime të ndryshme për zbardhjen e dhëmbëve.

Përveç trajtimeve konvencionale ka disa trajtime natyrale që janë shumë efektive dhe që nuk kushtojnë.  Një nga këto trajtime është zbardhja e dhëmbëve me sodë buke dhe limon.

Përbërësit për pastën natyrale:

-Disa lugë çaji sodë buke

-Mjaftueshëm lëng limoni ose ujë për të formuar një pastë

-Një brushë për dhëmbë

 Udhëzimet:

Së pari, përzieni sodën me mjaftueshëm lëng të freskët limoni për të bërë pastë. Më pas, fshini dhëmbët tuaj duke përdorur një peshqir letre.

Vendosni një sasi të konsiderueshme paste në brushën e dhëmbëve dhe aplikojeni në dhëmbë. Lëreni për 1 minutë dhe më pas pastrojeni gojën me ujë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb