Jaguar ka shfaqur makinën më të shpejtë të prodhuar ndonjëherë, XE SV Project 8 në festivalin e shpejtësisë Goodwood 2017.

Jaguar XE SV Project 8 do të prodhohen vetëm 300 të tillë, ndërsa ai që u prezantua në Festival kushton mbi 170 mijë euro.

300 veturat janë të punuara në mënyrë artizanale, dhe kanë tetë marshe automatike me të gjitha rrotat aktive.

Motorin 5.0 litërsh supercharged V8 i cili prodhon 592 kuaj fuqi dhe shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë, sipas Jaguarit, e arrin për 3.3 sekonda ndërsa shpejtësinë maksimale 321 kilometra në orë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: