TIRANE– Publikimi i listave të kandidatëve për deputetë të PD-së ka sjellë mjaft surpriza.

Përveç mospërfshirjes në lista të emrave të njohur të deputetëve aktualë të cilët kanë dhënë mjaft kontribut për Partinë Demokratike, “BalkanWeb” raporton se kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur të mos fusë në lista edhe 24 koordinatorët kombëtarë të PD-së, të cilët ai i promovoi me mjaft entuziazëm në vitin 2014 duke thënë se ata janë një vlerë e shtuar për Partinë Demokratike.

Në atë kohë kryedemokrati Lulzim Basha tha se 24 koordinatorët kanë një arsimim dhe karrierë të pasur dhe në këtë mënyrë PD do shpartallojë injorancën e kësaj mazhorance.

Në listat e publikuara për zgjedhjet e 25 qershorit asnjë nga koordinatorët nuk figuron në lista

EMRAT:
1. Akil Kraja
2. Albana Cenollari
3. Arbi Agalliu
4. Sorina Koti
5. Lediana Fratari
6. Mateo Spaho
7. Merlinda Hoço
8. Rejla Bozdo
9. Ina Xhani
10. Juljan Deda
11. Dritan Shano
12. Fabiola Bregu
13. Fatbardh Sallaku
14. Ina Zhupa
15. Ardian Isufi
16. Argyrina Jubani
17. Belind Këlliçi
18. Valbona Karapici
19. Gezim Pani
20. Anita Gumeni
21. Henris Balliu
22. Dritan Hoti
23. Besart Kadia
24. Blerta Zilja

SI DO SHPREHEJ BASHA PËR TA NË CEREMONINË E ORGANIZUAR NË 7 NËNTOR 2014
“Ata janë një fuqi e shtuar e PD, fuqi e dijes, mendimit, ekspertizës, e konsultimit. Ata janë një vlerë e shtuar e Partisë sonë. Unë dua të vlerësoj dhe të përgëzoj nga zemra të gjithë ata, për suksesin e derisotëm në karrierat profesionale dhe t’i falenderoj që kanë zgjedhur të mbështesin PD sot në opozitë, dhe nesër në pushtet. PD kërkon të angazhojë sa më shumë të rinj për të çuar përpara integrimin dhe zhvillimin e vendit” theksoi Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb