TOKIO- Gjigandi japonez i automobilave “Toyota” vendosi të marrë pjesë në financimin e një projekti të veturave fluturuese zhvilluar nga një grup të rinjsh inxhinierë, të cilët ëndërrojnë që pajisja të ndezë flakën olimpike të Lojërave Olimpike të Tokios, në vitin 2020.

Ky grup, i krijuar në vitin 2012 nën emrin e Cartivator, njoftoi këtë fundjavë se kishte marrë një ndihmë prej 42,5 milionë jen (rreth 345 000 euro) në tre vitet e ardhshme nga ana e 15 mijë kompanive të grupit “Toyota”, përfshirë dhe vetë prodhuesin, raporton AFP.

Inxhinierët e përfshirë, të ardhur nga shoqëri të ndryshme, thonë se e kanë zhvilluar këtë veturë fluturuese “SkyDrive”, në kohën e lirë.

“Deri në vitin 2018, ne parashikojmë të përfundojnë një prototip”, theksoi Tsubasa Nakamura, përgjegjësi teknik i Cartivator, me objektivin për të ndezur flakën e ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike dhe Paralimpike të 2020.

Për të konkretizuar vizionin tonë duhet një veturë e vogël fluturuese në gjendje për t’u ngritur dhe për të qendruar në vertikale pa nevojën e pistave speciale.

“SkyDrive”, me një gjatësi prej 2,90 metra dhe 1,30 metra gjerësi mund të fluturojë me 100 kilometra në orë në një lartësi 10 metra dhe të ecë në tre rrota me 150 kilometra në orë me një drejtues në bord, sipas detajeve të programit të publikuar në internet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: