Nga Erion Kaçorri
Japonia hapi në Tiranë për herë të parë ambasadën e saj në Shqipëri. Në Prill të vitit 2017 Qeveria e Japonisë emëroi Makoto Ito Ambasador të Japonisë në vendin tonë.

Ambasadori Ito, i paraqiti Kredencialet Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, më datë 6 Qershor 2017, duke marrë kështu zyrtarisht funksionin dhe duke u shndërruar në Ambasadorin e parë rezident të Japonisë në Republikën e Shqipërisë që prej ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Japonisë në vitin 1981.

Ambasadori Ito do të veprojë si Përfaqësuesi Rezident i Japonisë në Shqipëri, dhe do të kontribuojë në mënyrë aktive për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve. Gjatë ceremonisë, Ambasadori Ito bisedoi me Z. Bujar Nishani mbi rëndësinë e madhe që Japonia i kushton marrëdhënieve diplomatike, tregtare dhe ekonomike me Shqipërinë.

Ambasadori Ito ka shërbyer më parë, mes të tjerash si Konsull i Përgjithshëm në Denver (SHBA), Zëvendës Ambasador në Greqi dhe në Rumani, Zëvendës Drejtor Kryesor i Divizionit të Asistencës në rast Fatkeqësish dhe Koordinator i Lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: