Javës që vjen do të zhvillohet Shangai Auto Show, ku prodhuesi gjerman Mercedes do ta lançojë modelin e ri S-Class. Deri më tani, janë publikuar vetëm dy fotografi, që tregojnë pjesën e përparme, si dhe brendësinë e këtij modeli.

Sa i përket pjesës së jashtme, shihet vetëm një anë e saj si dhe dritat LED të lakuara. Në imazhin tjetër shihet pjesa e brendshme, por vetëm pjesa ku qëndron shoferi dhe shoqëruesi i tij.

Ditëve në vazhdim, priten të bëhen të ditura më shumë detaje të kësaj makine, për të cilën thuhet se përmban teknologji të lartë.

Por, njohësit e automobilave pretendojnë se mund të jetë i shumëpërfoluri Maybah, po nuk ka ende ndonjë lajm të konfirmuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb