TIRANE- Pas publikimit të një video, ku kryeministri Edi Rama ishte për drekë në një familje në Prezë të Tiranës, lumë komentesh vërshuan në profilin e tij. Të shumë ishin ata qytetarë që e krahasuan të parin e qeverisë me diktatorin Enver Hoxha, që sipas tyre u kushtonte rëndësi fasadave.

Po ashtu, komentuesi është ‘kapur’ dhe me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin, që e ka krahasuar me personazhin Sillo Gradeci, tek komedia shqiptare ‘Gjuetia e fundit’.

Ndërkohë, Rama ia kthen ‘flakë për flakë’ ndërsa i sugjeron qytetarit që mos t’i lërë fëmijët të lexojnë këto gjëra në ‘Facebook’.

KOMENTUESI: Je bere si Enver Hoxha mire te thoshte Koço Kokedhima si ke lene gje ! Edhe Tahiri zevendeson Sillo Gradecin edhe je tamam!

RAMA: O Arben, te pakten mos i ler kalamajte te lexojne keto aguridhe qe shkruan baba ne fejsbuk, se qenke shume i lodhur ne mendime?
Rama 1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: