TIRANE- Gjykata e Tiranës ka refuzuar padinë e kreut të Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj, ndaj ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, me arsyetimin se firma e një të verbëri nuk vlen. Sipas kreut të shoqatës, i cili në profesionin e tij është avokat, ky vendim është antikushtetues dhe bie ndesh me Kodin e Procedurës Civile, Kodin Civil dhe Konventën e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar. “Gjykata haptazi ka cënuar zotësinë për të vepruar dhe dinjitetin njerëzor, në shkelje të rëndë të legjislacionit kombëtar e ndërkombëtar. Gjykata e Tiranës ka krijuar një precedent të rrezikshëm duke dhunuar të drejtat, dinjitetin dhe vullnetin e mijëra personave me aftësi të kufizuar”, u shpreh Tafaj pas vendimit, i cili theksoi se do të ndjekë rrugën e ankimit në të gjitha nivelet, deri në Strasburg.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb