TIRANE- Kur na ndajnë edhe pak ditë nga zgjedhjet e 25 qershorit, kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit e tij në ‘Facebook’.

Kështu, mes replikave, spikat një koment, i cili pohon se në këtë kohë fushatë kryeministri ka dalë në televizor më shumë sesa në këto katër vite qeverisje. Mes të tjerash komentuesi i pohon Ramës se pavarësisht të gjithave, është më i mirë se kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

Ndërkohë, Rama e ka marrë me sportivitet, ndërsa i ka sqaruar qytetarit se s’ka ku të dalë tjetër veç Tv-së.

KOMENTUESI:
Sa ke dal ne kamer këto kohë fushate ske dal 4 vjet por me mirë se Meta dhe Basha je

RAMA: Po ku te dal tjeter, ne pasqyre apo penxheres tende o Klevis??✌️??
Ramaa
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: