ITALI- Pasditen e djeshme një krim i rënda brenda familjes tronditi opinionin italian por edhe atë shqiptar, për shkak se autori dhe viktima ishin nga Durrësi. Ndonëse u përfol që prej kohësh mes tyre kishin nisur mosmarrëveshjet, postimet e tyre në rrjetet sociale tregojnë çifti ka patur edhe momente lumturie.

Vetëm pak muaj më parë, Diana i ka bërë një dedikim të ndjerë bashkëshortit të saj në gjuhën italiane. “Sot është një ditë speciale për dashurinë time. I dashur ti je një baba dhe bashkëshort special, të dua dhe do të dua gjithë jetën të uroj edhe mijëra ditë të tjera të lumtura” shkruante ajo.
Diana
62-vjeçari Muhamet Vrapi, vrau dje pasdite gruan e tij 52-vjeçare Dianën, nënën e tre fëmijëve, duke e goditur 15 herë me thikë në trup pas një sherri brenda banesës së tyre në rrugën “Goito” në Bust Arsizio të Vareses. Në sherr e sipër ka marrë një thikë të madhe nga kuzhina dhe ka filluar të qëllojë pamëshirë Dianën, gruan me të cilën kishte tre fëmijë. Ambulancat e gjetën ende gjallë, kur shkuan në shtëpinë e tyre por nuk mundën t’i vijnë në ndihmë për shkak se kishte humbur shumë gjak.

Prej vitesh familja nga Durrësi jetonte në Itali, ata kishin nënshtetësi italiane. Mësohet se konfliktet mes çiftit kanë nisur për shkak se 52-vjeçarja është larguar për të jetuar në banesën e një prej djemve të saj, i cili e kishte parandjerë këtë krim dhe e kishte paralajmëruar nënën të mos shkonte e vetme në shtëpinë ku kishte jetuar me të shoqin.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: