JEMEN – 65 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur, si pasojë e një sulmi kamikaz në një kamp stërvitjeje të ushtrisë, në Aden, në jug të Jemenit.

Sipas autoriteteve në Jemen, kamikazi ka shpërthyer brenda një automjeti, të cilin e kishte parkuar pranë kampit ku stërviteshin ushtarët.

Kampi përdorej për stërvitjen e ushtarëve të njohur si “Rezistenca Popullore”, të cilët vitin e kaluar dëbuan nga qyteti Aden rebelët Houthi, që mbështeten nga Irani.

Qyteti Aden është goditur gjatë muajit nëntor nga sulme të vazhdueshme terroriste, që janë marrë përsipër si nga Al-Qaeda ashtu edhe nga Shteti Islamik.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: