KAVAJË- Hiqeshin si policë dhe grabisnin, policia i vë në pranga. Kjo gjë ka ndodhur në Kavajë, ku janë arrestuar dy të rinjtë Fatjon Ahmetaj, 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje si dhe Ermir Bollmoshi, 26 vjeç.

Mësohet se ditën e djeshme, shërbimet e policisë Kavajë, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar operacionin e koduar “Polici i rremë” duke arrestuar dy kavajasit.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë i mundur pasi më datë 30.07.2017, këta shtetas janë identifikuar tek “Mali i Robit” në Golem, si punonjës policie tek shtetasit E.Gj., 17 vjeç dhe E. H., 17 vjeç, të cilëve ju kanë marrë çantat e krahut dhe 3 telefona celularë. “Jemi të policisë, do ushtrojmë kontroll”, kanë deklaruar ata dhe ndërsa dy adoleshentët kanë ndaluar iu kanë marrë çantat dhe celularët.

Kavaje celularet

Policia ka sekuestruar një dokument të rremë me logon e Policisë së Shtetit dhe 3 celularët.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: