TIRANE
Ka disa shenja të provuara shkencërisht që tregojnë për inteligjencën tuaj superiore. Ja cilat janë 7 prej tyre:
1. Je fëmija i parë
Gëzohu nëse je fëmija e parë: Një studim nga Universiteti Edinburgh sugjeron se fëmijët e lindur të parët kanë koeficient më të lartë të inteligjencës se vëllezërit apo motrat e tyre. Sipas ekspertëve, kjo mund të shpjegohet me faktin që fëmijët e lindur të parët marrin nga prindërit më shumë stimulim mendor dhe mbështetje në zhvillimin e aftësive të menduarit gjatë viteve të para të jetës.
Gjatë studimit, të kryer në bashkëpunim me “Analysis Group” dhe Universitetin e Sidneit, u vëzhguan gati 5000 fëmijë që para se të lindin deri në moshën 14-vjeçare. Çdo dy vjet ata iu nënshtruan testimeve për aftësitë e të mësuarit, të lexuarit.
Hulumtuesit shkencorë përfshinë metodat statistikore tek të dhënat ekonomike, për të analizuar se si sjelljet prindërore, si përdorimi i alkoolit apo duhanit gjatë shtatzënisë ndikonte tek koeficienti i inteligjencës së fëmijëve.
Ata zbuluan se nënat ndërmerrnin “rreziqe më të larta” tek fëmijët e lindur më vonë.
Prindërit gjithashtu fillojnë të ndërveprojnë më pak me fëmijët e vegjël, të luajnë me to, t’i nxisin që të mësojnë, apo edhe të luajnë instrumente muzikore, krahasuar kjo me kujdesin që kushtojnë për fëmijën e parë.
2. Ke një fjalor ‘të ndyrë’
Sipas një studimi të kryer nga Kolegji Marist në Nju Jork, thuhet se njerëzit inteligjentë priren më shumë të flasin fjalë të ndyra.
Gjatë studimit hulumtuesit shkencorë u kërkuan pjesëmarrësve të shkruajnë dhe shqiptojnë sa fjalë të munden në disa kategori, si sharje, kafshë dhe fjalë që fillojnë me një shkronjë specifike. Ata zbuluan se njerëzit që listuan më shumë terma të përditshëm përmendën edhe më shumë fjalë të pista gjithashtu.
3. I ke shkaktuar nënës probleme shëndetësore
Vetëm kur ke qenë në mitër, kaq.
Pasi bënë një vëzhgim tek gratë shtatzëna dhe pas lindjes së fëmijës, hulumtuesit shkencorë zbuluan se nënat të cilat kishin pasur më shumë të përziera dhe të vjella gjatë shtatzënisë sollën në jetë fëmijë me inteligjencë më të lartë se ato që nuk i kanë kaluar mëngjeset e tyre duke u përkulur pas tualetit.
Arsyeja? Ekspertët mendojnë se ka mundësi që gratë të cilat kanë të përziera dhe të vjella gjatë shtatzënisë ekspozojnë fëmijët e tyre në nivele më të larta të hormoneve të shtatzënisë, si estradiol dhe prolactin, që mund të rezultojë në zhvillim mendor më të madh të fetuesit.
4. Je person i netëve të vona
Nëse e gjen veten zgjuar deri natën vonë, mos u shqetësoni. Mund të jetë shenjë e inteligjencës. Hulumtuesit shkencorë britanikë kane zbuluar një lidhje mes njerëzve që shijojnë jetën e ‘natës’ dhe shkallës së tyre të lartë të inteligjencës.
Pasi monitoruan më shumë se 20 mijë adoleshentë për 8 vite, hulumtuesit shkencorë zbuluan se personat me koeficient më të lartë të inteligjencës kishin më shumë gjasa që të qëndronin zgjuar deri natën vonë kur të rriteshin, krahasuar me bashkëmoshatarët e tyre të cilët nuk ishin edhe aq të zgjuar.
Kjo mund të ndodh sepse njerëzit me koeficient të lartë inteligjence priren të shkelin më shumë orën biologjike, që i nxit të flenë më herët.
Vetëm mos harroni që të rriturit duhet të flenë të paktën 7-8 orë në natë për të funksionuar siç duhet ditën tjetër.
5. Pëlqen të qëndrosh vetëm
I urren eventet e mëdha, dasmat apo ambientet shumë të populluara? Mund të jetë shenjë e inteligjencës. Pasi vëzhguan 15 mijë të rritur, hulumtuesit shkencorë britanikë zbuluan se ata që kishin nivel më të lartë të inteligjencës ishin më pak të kënaqur kur shkonin në zona dendësisht të populluara, si në qytetet e mëdha për shembull.

6. Tavolina jote është gjithmonë rrëmujë

Mos u ndie edhe aq në faj nga rrëmuja e shkaktuar: Një ambient i rrëmujshëm siguron më shumë mendime kreative, sipas një studimi të kryer nga Universiteti Minnesota.

7. Je tepër ironik
Mos u ndie keq nga ofendimet që u shkakton njerëzve me humorin tënd pikant – mund të justifikohet me zgjuarsinë tënde.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb