Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte vazhdon të luftojë drogën në çdolloj mënyre. Filipinet kanë një popullsi prej afro 100 milionë banorësh dhe papunësia është rritur nga 5,9% në 6,6%. Rreth 9000 persona janë ekzekutuar prej qershorit të kaluar, kur Duterte erdhi në pushtet dhe autorizoi vrasjen pa gjyq të përdoruesve të drogës.
Por ai vijon luftën kundër përdoruesve të drogës duke mos njohur limite, ku pasi legalizoi vrasjet e përdoruesve të drogës, ai tanimë u bën thirrje personave që kanë mbetur të pa punë të gjejnë një armë e të vrasin përdoruesit e drogës.
“Nëse keni humbur punën tuaj, ju jap unë një të re. Vrisni të gjithë përdoruesit e drogës”,- ka deklaruar Duterte gjatë një fjalimi këtë të hënë pasi ishte kthyer nga një vizitë zyrtare në Katar, raporton “NewsWeek”.
Kujtojmë që më herët ai kishte deklaruar se ndjehej shumë keq që jepte 2,5 miliardë dollarë për qendrat e rehabilitimit të të droguarve.
“Por çfarë mund të bëj? Duhet t’i kuroj ata, ashtu si çdo qytetar tjetër në vend. Por unë ndjehem me të vërtetë keq për këtë”, kishte thënë më parë Duterte.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb