Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Jeta e familjarëve të tu, vlen sa një fishek”, dhunohet e kërcënohet drejtuesi i LSI-së në Berat

Policia berat

BERAT- Kreu i LSI-së së fshatin Gjoroven të Beratit Krenar Shehu është dhunuar ditën e sotme dhe është kërcënuar nga disa persona, të identifikuar prej vetë atij.

“BalkanWeb” mëson se Shehu ka bërë denoncim në Policinë e Beratit ku ka rrëfyer se autorët i kanë vënë pistoletën tek koka dhe e kanë kërcënuar me jetë dhe familjen.

“Më vunë pistoletën tek koka. Më thanë se jeta e familjarëve të tu, vlen sa një fishek”, ka rrëfyer Shehu.

DËSHMIA
“Më kanë dalë përpara në lagjen Uznovë 3 kriminelët më famëkeq të Beratit, Gazmend Mahmutaj, i dënuar me 25 vjet burg për prostitucion dhe trafik droge, Gramoz Toto i dënuar me 18 vjet për prostitucion dhe Ramazan Toto i dënuar me 18 vjet. Ditën për diell më kanë ndaluar me forcë, të shoqëruar nga shumë persona të tjerë dhe të armatosur me automatik dhe pistoleta më kanë shkatërruar makinën”, ka deklaruar drejtuesi i LSI-së në polici.

Ai ka thënë se më pas agresorët e kanë dhunuar dhe nxjerrë nga makina duke e kërcënuar se nëse LSI del forcë e parë në Velabisht do t’i zhdukin familjen.

“Më nxorën me forcë nga makina dhe më kërcënuan se do të vrasim dhe zhdukin mua dhe familjen nëse në njësinë Velabisht, LSI del forcë e parë. Më ka goditur Gazment Mahmutaj dhe më tha se nga ky moment s’duhet të bëja asnjë lëvizje për LSI-në”, ka treguar më tej Krenar Shehu.

Ai thotë se personat e tjerë i kanë vënë pistoletën në kokë dhe kanë vijuar ta kërcënojnë.
“Iu thashe se i kam miq kandidatët e LSI-së dhe se do vazhdoja t’i ndihmoja. Më pas Gramoz Toto ka drejtuar pistoletën duke më bërë presion dhe ma ka vënë në kokë. Më tha se jeta jote dhe e familjarëve të tu vlen vetëm një fishek”, ka thënë në polici, kreu i LSI-së së fshatit Gjoroven.
Lidhur me ngjarjen policia ka nisur hetimet por ende nuk ka një njoftim zyrtar.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 7 )

  • Bravo per guximin dhe denoncimin. Duhet të jesh vërtet i guximshëm të denoncosh 3 me kriminelët e Beratit dhe të gjithë Shqipërisë, Zan Toto padrino, Gaz Mahmutaj me shume vrasje në kurriz vëllai i deputetit të PD, dhe Moke Toto droga dhe Turqia.
    Sikur vërtet të iknin nga Shqipëria do ishte mire, po këta jo që nuk bëjnë asgjë për beratin, por përkundrazi e shkatërruan duke larguar të gjithë qytetarët e ndershëm.

  • Per te ardhur keq nese eshte e vertet… por te presim hetimet dhe kam besim tek policia pasi ketu ne Berat policia ka qene gjithemon korrekte dhe profesionale

    Ka patur edhe nje rast ankese se eshte goditur me plumba makina e kanidatit te ps per bashkine e policanit por… policia e ka zgjidhur ne menyre shembullore ne ate rast ankese 😉

  • E turpshme qe njerez te tille kane akoma lidhje me politiken dhe perdoren nga politikanet…Me sa di une edhe pse personat e permendur i njoh shume mire,historikisht kane perkrahur PD-ne…Ne te gjitha zgjedhjet qe ata kane futur duart rezultati ka dale ashtu si kane dashur ata…Keta jane personat qe duhet tè mbahen larg zgjedhjeve jo njerezit e thjeshte te administrates

  • Ooooo milet,pa degjoni degjoni dhe mbani vesht.

  • Ne kete bote qe jetojme,keq i kemi punet.

  • Nje gje nuk kuptoj, keta jane denuar nga 25 vjete e 18 vjete e levizin te lire. Sikur mos mjaftoj kjo kercenojne dhe njerezit hapur. Te shohim ca qendrimi do mbaj ministri i brendshem dhe koleget e tjere qe po meren me situaten e zgjedhjeve . Ps historikisht ka perdorur te tille individe ne Berat. Te shpresojme kesaj radhe do meret vendimi i duhur ndaj keryre eksponenteve kriminal.

  • po more do grini dynjan siç bete 4 vjet po gjetet dele e popull plere beni si te doni ju nuk bete lungo mardn e vlores qe dponsorizohej nga evropa jo te beni me leket e taksapagusve qe su dalin per ti vjedhe

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.