TIRANE– Në një nga intervistat e saj dhënë për gazetën “Panorama” shumë kohë para se të ndodhte kjo ngjarje, Floriana na ka rrëfyer pa komplekse se si arrinte ta mbante gjallë pasionin me të fejuarin e saj.
“Unë jam më e dashuruar me Tedin, seç kam qenë ndonjëherë. Dashuria jonë është pjekur dhe është kthyer në diçka të fortë dhe të qëndrueshme. Pasionin e mbajmë gjallë më surpriza për njëri­tjetrin, komunikim, dhe mbi të gjitha, një dashuri pa kushte”, citohet të ketë thënë ajo në një nga intervistat e saj, ku nuk linte pa përmendur pushimet luksoze në Dubai.

Por diferenca e jetës së saj ndryshe nga koleget e tjera që punojnë në televizion, vihej re dhe në stilin e jetës së përditshme, pasi flitej se përveç një shërbyeseje në shtëpi, ajo kishte truprojën, që e shoqëronte në lëvizjet e saj.

Këtë fakt, Floriana e konsideronte shumë favorizues për karrierën, pasi sipas saj: “Jeta e rehatshme sjell lehtësira, dhe të ndihmon të fokusohesh më shumë te gjëra të tjera, si puna dhe aspiratat, pa menduar për punët e shtëpisë”.

Si një ish­miss, që përfaqësoi Shqipërinë në ”Miss World”, jeta e Floriana Garos ndryshoi shumë shpejt në Shqipëri, duke u bërë një nga vajzat më të njohura të ekranit me emisionin e saj të kthyer në markë, “Jo vetëm modë”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: