Për jetën private të presidentit rus Vlladimir Putin, i cili llogaritet si një ndër politikanët më të fuqishëm në botë, dihet shumë pak. Edhe më pak dihet për ish-gruan e tij Ljudmila Oceretnoj, me të cilën gati 30 vjet ka qenë i martuar. Në qershor të 2013 kanë shpallur divorcin me njëri-tjetrin, ndërsa në vitin 2016 është bërë e ditur se ajo është martuar dhe ka ndërruar mbiemrin e saj.

Ljudmila dhe dy vajzat e saj që i ka gjtaë martesës me Putinin, mbahen të distancuara nga mediat, ndërsa këto janë informacionet që dihen për jetën e ish-gruas të Presidentit. Para se të martohej me Putin në vitin 1983, ajo ka punuar si stjuardesë në kompaninë e avinëve rusë “Aeroflot”. Ajo flet shumë bukur gjuhën frënge, gjermane dhe spanjolle. Këta të dy i ka njëhur një shok i përbashkët në Lenjingrag në vitet 80–të, që tani quhet Saint Peterburg.
Këta të dy kanë dy vajza: Marijën dhe Katarinën të lindura më 1984 dhe 1985. Prindërit i kanë mbajtur larg jetës publike, deri në atë shkallë sa dhe kanë studiuar me emra të ndryshëm. Putin në vitet 80-të ka punuar në KGB, deri në momentin kur me gruan është kthyer në Saint Paterburg dhe ka filluar të punojë në qeveri. Çifti ndarjen e ka shpallur në pauzën e shfaqjes së baletit ‘Esmeralda”, nën produksionin e teatrit Kremlin, në vitin 2013.

“Martesa jonë ka dështuar për faktin që ne dy shumë rrallë mund të shihemi. Vladimiri i gjithi, i përkushtuar në punën e vet. Fëmijët na janë rritur… Ndërsa unë në të vërtetë nuk e dua publicitetin”, është shprehur atëherë Ljudmila. Në atë frymë ka vazhduar të jetojë, ndërsa disa media ruse kanë raportuar se ajo ka shkuar në manastir.
Në vitin 2016 është thënë se përsëri është martuar, këtë herë me dikë 20 vjet më të ri se ajo. Artur Oceretnog, drejtor në qendrën për zhvillimin e marëdhënieve ndërkombëtare. Me vonë mediat ruse raportuan edhe lajmin se kanë blerë vilë në Francë me vlerë prej 7. 46 milionë dollarë.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb