Federbet, kompania e monitorimit të basteve, kësaj here nën shënjestër ka vendosur kombëtaren shqiptare të volejbollit. Pas akuzave për trukim ndeshjesh ndaj ekipit të Kukësit, në radarët e Federbet përfundon edhe kombëtarja shqiptare e volejbollit e cila luajti ndaj Azerbajxhanit më datë 23 qershor.

Në këtë ndeshje sipas Federbet ka patur raportime të shumta për baste anormale me shuma të mëdha parash që Shqipëria do të fitonte në setin e parë me më shumë se 5 ose 6 pikë diferencë. Gjithashtu Federbet pohon se 2 ditë më pas sërish Azerbajxhani në ndeshjen kundër Suedisë, e luajtur më 25 qershor, dyshohet për të njëjtin lloji basti.

Nuk dihet me siguri nëse është e vërtetë, por të dy ndeshjet dolën sipas parashikimeve, Shqipëria e fitoi setin e parë të ndeshjes ndaj Azerbajxhanit me rezultatin 25-15, ndërsa Suedia e fitoi me rezultatin 25-18.

Njoftimi i Federbet
federbet-volejbolli
“Duket se ka probleme të mëdha në botën e volejbollit…

Kompanitë e basteve partnere me Federbetin kanë pranuar shumë baste të çuditshme në 2 ndeshje. Të dyja janë luajtur për Ligën Europiane të Volejbollit.

1-Shqipëri – Azerbajxhan (23.06)

2-Suedi – Azerbajxhan (25.06)

Siç kemi parë disa javë më parë në Ligën Botërore të Vojelbollit, janë luajtur disa baste të veçantë në shuma të mëdha dhe jo të zakonshme. Në të dy rastet, kundër Azerbajxhanit. Në të dy rastet, shumë të çuditshme. ‘Shqipëria -4.5/-5.5 në setin e parë’ dhe më pas ‘Suedia -4.5/-5.5 në setin e parë’. Në rastin e parë Shqipëria e fitoi setin e parë 25-15, në rastin e dytë Suedia e fitoi setin e parë 25-18…”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb