Mbrojtësi veteran i Chelsea, John Terry ka pranuar se do të jetë i mërzitur pas ndeshjes së fundit të këtij sezoni të dielën. Kapiteni i Chelseat, John Terry luajti ndeshjen e tij të fundit në Stamford Bridge, në fitoren 4:3 ndaj Watfordit. Pikërisht në këtë ndeshje Terry arriti që të shënonte golin e parë, duke u përshëndetur me tifozët me një gol.
Ai pas ndeshjes e pranoi se do të mërzitet shumë të dielën, kur edhe do të zhvillohet ndeshja e fundit këtë edicion.
“Të dielën do të jem absolutisht më i mërzitur”, tha shkurt Terry pas ndeshjes.
Terry nga Chelsea do të largohet pas 22 viteve, me të cilën skuadër fitoi çka ishte e mundshme dhe zhvilloi 715 ndeshje, ku shënoi edhe 77 gola.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: