Është 18 vjec, ka dy profile në Facebook, në njërin flet për Allahun dhe shpjegon përse femrat myslimane duhet të mbulohen, ndërsa tek tjetra, ajo trukohet, vishet me veshje dhe çanta firme.

Jomana Abedi është motra 18 vjeçare e Salman, atentatorit të Manchester.

Në të dy profilet sociale që mbajnë emrin e saj, ajo shkruan se ka studiuar në Whalley Range High School, përpara se të fillonte punë në xhaminë e Didsbury, në 2013, transmeton corriere.it.

Sipas informacioneve të shpërndara nga forcat e rendit thuhet se ka lindur në Manchester, ndërsa në profilin e saj Facebook shkruan se është me origjinë nga Tripoli. Në profilin e dytë që ajo ka, shfaqen vetëm foto mbrapa një makine fotografike dhe disa foto fëmijësh.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb