SHBA – Një kompani teatrale në New York organizoi të hënën një shfaqje me subjekt nga “Jul Çezari” i autorit Shekspir, ku përshkruhet diktatori romak si Presidenti i SHBA-së, Donald Trump duke nxitur kritika të forta nga konservatorët dhe dy sponsorët kryesorë kërcënuan se do të tërheqin fondet e tyre.
1200
Në shfaqje, Cezari mban veshur një kravatë të kuqe dhe një veshje zyrtare dhe ka një grua që flet me një theks të lindjes evropiane. Shfaqja përfundon me vrasjen e tij shkruan TheGuardian.
“Teatri publik ka mbështetur plotësisht prodhimin tonë të tragjedisë Jul Çezari”, shkruan kompania në profilin e saj në “Facebook”. “Ne e kuptojmë dhe e respektojmë të drejtën e sponsorëve dhe mbështetësve tanë për të caktuar financimet në përputhje me vlerat e tyre”- vazhdon teatri.

Linja ajrore “Delta Airlines” dhe Banka e Amerikës “Bank of America” tërhoqën fondet e tyre për prodhimin e veprës duke shkruar në faqen e tyre zyrtare në “Twitter” të dielën se “drejtimi artistik dhe krijues e kaloi kufirin mbi standardet e shijes së mirë”.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: