Bllokimi nga Austria i kufirit me Italinë në kreshtën e Brenerit për të frenuar fluksin e migrantëve do të ishte një katastrofë politike për Evropën, paralajmëroi sot presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Austria po kërcënon me vendosjen e një mekanizmi antimigracion në kreshtën e Brenerit, nëse Italia nuk merr përsipër masa për të kontrolluar më së miri fluksin që kalon tranzit nga territori i saj.

“Por, ky kalim është një kryqëzim i rëndësishëm për transportet evropiane si dhe një portë hyrëse midis Evropës së Veriut dhe asaj së Jugut”, bëri të ditur Juncker, në një intervistë për gazetat e grupit gjerman të mediave “Funke Mediengruppe”.

“Kjo është arsyeja, nëse dikush do të bllokonte Brenerin do të përballej jo vetëm me pasoja të rënda ekonomike, por gjithashtu me pasoja veçanërisht të rënda politike”, paralajmëroi ai. /kp/
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb