Kreu i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, është shprehur se marrëveshja mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian për ndalimin e fluksit të emigrantëve në BE rrezikon të prishet.

“Rreziku është i madh. Suksesi i marrëveshjes deri më tani është i brishtë. Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka lënë të kuptohet disa herë se do që marrëveshja të prishet”, është shprehur Juncker.

“Nëse kjo ndodh, emigrantët do të fillojnë të vinë sërish në Evropë”, është shprehur më tej ai.

Marrëveshja e Marsit mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë pati sukses në ndalimin e emigrantëve, por tashmë ekziston frika se mund të prishet pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik, njoftojnë mediat e huaja.

(el.sp/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb