Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Juncker paralajmëron Turqinë: S’ka integrim në BE nëse rikthehet dënimi me vdekje

GettyImages-491421032_erdogan_juncker_605

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ritheksoi se një rivendosje e dënimit me vdekje në Turqi, që Ankaraja synon ta marrë parasysh pas referendumit të 16 prillit, do të pengonte hyrjen e vendit në BE. “Nëse dënimi me vdekje rikthehet në Turqi, kjo do të sjellë fundin e negociatave të vendit”, deklaroi Jean Claude Juncker në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Bild”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të shtunën se pret që Parlamenti të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje pas referendumit të zgjerimit të kompetencave të presidentit.

(BalkanWeb)



loading...

Komente ( 3 )

  • Erdogani eshte i shenjte. Une besoj se ai eshte i derguar nga lart per ti dhene zgjidhje halleve te popullit. Shpresoj qe sa me shpejt te jete udheheqes i Ballkanit dhe i gjithe muslimaneve ne bote. Vetem nen drejtimin e tij do te kemi begati nga i madhi Zot. Keto jane shprehjet qe perdoren nga perkrahesit e Erdoganit.

  • ...

    Erdogan nuk I rruhet shum per Europen

  • Europa plake dhe e degjeneruar nuk kerkon qe drejtesia te vendoset ashtu siç duhet! Perse duhet te privohet nje shtet per te vendosur rregullat e tij. Perse mendojne nje grup njerezish qe kushtetuata e tyre eshte me e mira! Zoti ju dhente hakun qe meritoni!

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.