Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, ritheksoi se një rivendosje e dënimit me vdekje në Turqi, që Ankaraja synon ta marrë parasysh pas referendumit të 16 prillit, do të pengonte hyrjen e vendit në BE. “Nëse dënimi me vdekje rikthehet në Turqi, kjo do të sjellë fundin e negociatave të vendit”, deklaroi Jean Claude Juncker në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Bild”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi të shtunën se pret që Parlamenti të miratojë rivendosjen e dënimit me vdekje pas referendumit të zgjerimit të kompetencave të presidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb