SHBA – Justin Bieber mbrëmjen e së mërkurës ka goditur me automjetin e tij një fotograf gjatë kohë që po largohej nga një kishë në Beverly Hills.

Duke u munduar t’u shpëtojë paparacëve, pa dhënë asnjë deklaratë, Bieber në momentin e nisjes aksidentalisht preku me makinë dhe e rrëzon një nga fotografët a ty pranë, raportojnë mediat e huaja shkruan Daily Mail.

Justin ndodhej në kishë për shkak të një eventi që kishte organizuar qyteti, ndërsa gjatë daljes nuk ishte i disponueshëm që të jepte deklarata. Në rrjetet sociale, janë publikuar edhe fotografi të cilat tregojnë se si ka rrjedhur ngjarja.

Mirëpo edhe pas aksidentit, këngëtari nuk u largua nga vendi i ngjarjes, për është ndalur menjëherë pasi ka kuptuar se çfarë ndodhi. Ai i ka qëndruar pranë viktimës, deri sa më pas ka arritur stafi mjekësor, ndërsa Bieber më pas u largua për të dhënë një deklaratë në polici.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb