Ende asgjë e sigurtë, por fundi i sezonit për Juventusin duket se do rezervoi trofe të mëdhenj.

Nëse bëhet e mundur “tripleta” e famshme atëherë klubi bardhezi sipas asaj që raporton “CalcioNews24” ka përgatitur revolucionarizmin për transformin e skuadrës. Torinezët besojnë se Interi tregoi shumë besnikëri ndaj veteranëve pas fitores së trefishtë në vitin 2010 dhe dëshiron të mos bëjë të njëjtat gabime. Për këtë arsye Leonardo Bonucci, i konsideruar më parë i paprekshëm, mund të lejohet të largohet nëse Manchester City kthehet me një ofertë prej rreth 60-70 milionë eurosh.

Qendërmbrojtësi do të mbush 30 vjeç më 1 maj, dhe tani është në kulmin e vlerës së tij të transferimit. Lëvizjet e tjera potenciale përfshijnë Stephan Lichtsteiner, Sami Khedira dhe Mario Mandzukic. Paratë nga shitjet e ndryshme më pas do të përdoren për të afruar në skuadër lojtarë të rinj.

Kujtojmë se Juventusi udhëheq “Seria A” me 8 pikë më shumë se Roma kur kanë mbetur edhe 5 javë, ndërsa është siguruar finalja e Kupës përballë Lacios. Nuk mund të harrohet edhe gjysmëfinalja në “Champions League” ku “zonja e vjetër” teston veten kundër Monaco-s.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: