Verën e kaluar Juventusi shkaktoi zemërim në kryeqytet pasi i rrëmbeu Romës mesfushorin Miralem Pjaniç, një nga më të mirët e verdhekuqve, por në këtë merkato vere bardhezinjtë duken se ia kanë marë dorën dhe janë gati të bëjnë sërish të njëjtën gjë.

Raportimet nga Italia sqarojnë se kampionët e “Seria A” kanë arritur një marrëveshje me Romën për transferimin e Kevin Strootman në Torino, futbollist të cilin e dëshironte edhe Manchester United.

AS Roma's Kevin Strootman during IX Antonio Puerta Trophy. August 10,2017. (Photo by Acero/Alter Photos) *** Please Use Credit from Credit Field ***
AS Roma’s Kevin Strootman during IX Antonio Puerta Trophy. August 10,2017. (Photo by Acero/Alter Photos) *** Please Use Credit from Credit Field ***

27-vjeçari arriti në “Stadio Olimpico” për shumën e 17 mln eurove në 2013, por humbi shumë ndeshje në dy sezonet e para pasi pësoi 2 lëndime në ligamente që e lanë jashtë fushave për një kohë relativisht shumë të gjatë, aq sa i rrezikuan edhe karrierën.

Pas problemeve me dëmtimet, Strootman u rikthye me ekipin e parë të Romës dhe sezonin e fundit, atë 2016-2017, ka bërë 45 paraqitje në të gjitha kompeticionet.
Siç raporton “Calcio Mercato” futbollisti i kombëtares holandeze ka arritur një marrëveshje me Juventusin i cili si këmbim do të nisë kolumbianin Cuadrado në Romë.

Juan Cuadrado of Juventus during the Italian SuperCup TIM football match Juventus vs lazio on August 13, 2017 at the Olympic stadium in Rome, Italy.(Photo by Silvia Lore/NurPhoto) *** Please Use Credit from Credit Field ***
Juan Cuadrado of Juventus during the Italian SuperCup TIM football match Juventus vs lazio on August 13, 2017 at the Olympic stadium in Rome, Italy.(Photo by Silvia Lore/NurPhoto) *** Please Use Credit from Credit Field ***

Juventusi gjithashtu do të paguajë edhe 30 mln euro plus për Strootman, me Cuadradon që do të zëvendësonte të larguarin Salah. Aspak ofertë e keqe për Romën. Tani mbetet për t’u parë përgjigjja e klubit kryeqytetas i cili duhet të marrë në konsideratë edhe tifozët të cilët nuk mund të duronin që një tjetër idhull t’ju largohet te rivalët e kampionatit.

Pak ditë më parë Juventus zyrtarizojë blerjen e mesfushorit Blaise Matuidi nga Paris SG dhe me afrimin e Strootman, duke parë se në përbërje kanë edhe Khedira, Pjaniç, Marchisio, Bernandeschi, do të kishin një repart mesfushe tejet kualitativ.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb