Barcelona nuk ka arritur të bëjë asgjë, ndryshe nga çfarë kishte premtuar gjatë javës për të përmbysur rezultatin kundër Juventusit. Katalanasit që u duheshin të paktën 3 gola, në dy takime nuk e kanë gjetur rrjetën e portës së mbrojtur nga Buffon.

Luftën e nisur nga Paris SG, e ka përfunduar Juventusi që pas shumë vitesh bëhet shkaktar që Barcelona të mos jetë pjesëmarrëse në gjysmëfinalet e “Championsi-t”. Gjithsesi katalanasit largohen me kokën lart pasi këtë edicion dhuruan ndeshjen më të bukur të kompeticionit, atë kundër francezëve në “Camp Nou”, 6-1.

Cuadrado Incredible Miss HD Barcelona 0-0… by footballtvvideos
Ndërkohë që Juventusi pas një sezoni pushim, rikthehet sërish në gjysmëfinale, atu ku të premten pret të mësojë kundërshtarin e radhës nga shorti i hedhur në Nion të Zvicrës.

Me këtë triumf ndaj Barcelonës, “zonja e vjetër” hedh kandidaturën për pretendentin kryesor të fitimit të “Chamnpions League”. Kujtojmë që italianët në palmaresin e tyre kanë dy trofe të kësaj natyre.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb