Juventusi është prej kohësh në kërkim të një mesfushori dhe kjo u pa qartë nga oferta e bardhezinjve për holandezin e Romës Kevin Strootman. Kryeqytetasit nuk e konsideruar të arsyeshme një trativë me kampionët në fuqi dhe për këtë arsye Juventusi hodhi grepat diku tjetër.

Sipas gazetarit italian Gianlucca Di Marzio, bardhezinjtë kanë kompletuar kalimin e francezit Blaise Matuidi nga Paris SG. Di Marzio, përmes faqes zyrtare, ka dhënë të gjitha detajet e marrëveshjes që do të sjellë 30-vjeçarin në Torino: “Tani gjithçka është gati, Blaise Matuidi është i gatshëm për t’u bërë një lojtar i ri i Juventusit me një marrëveshje të plotë midis palëve. Mesfushori pritet këtë pasdite Të kryejë testet mjekësore dhe nesër prezantimin me klubin Juventusit.”

“Juventus është bërë për Matuidi, “-përfundon gazetari i Sky.

Kujtojmë që kampionët e Italisë tentuan edhe vitin e shkuar të transferonin francezin, por në atë kohë Paris SG ndërhyri duke ndërprerë çdo tratativë që përfundoi me rinovimin e kontratës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb