Juventusi dhe Real Madrid kanë rënë dakord për transferimin e mbrojtësit të djathtë Danilo Alvesh në Torino. Gazeta madrilene “As” raporton se palët kanë gjëtur gjuhën e oërbashkët për shifrën e 20 mln eurove dhe në ditët në vijim gjithçka do bëhet zyrtare.

Ajo që bie në sy është skonto që 12 herë kampionët e Europës i kanë bërë zonjës së vjetër poasi dy vite më parë braziliani u ble për shifrën e 31.5 mln euro nga Porto.

Me Danilon Juventusi gjen në këtë mënyrë zëvendësuesin e Dani Alves që sapo zgjidhi kontratën në mënyrë konsensuale. Me Danilon në planin personal Juventusi ka një akord mbi bazën e një page prej 5 milionë eurosh në pesë vjet. 25 vjecari ka gjetur pak hapësira aktivizimi sezonin e kaluar duke zhvilluar gjithsej 17 ndeshje si titullar, vetëm 3 prej të cilave në Champions League.
2085234-43699890-2560-1440
Me tyransferimin e tij te Juventus Danilo do të riformonte bashkë me Alex Sandron dyshen e futbollistëve të krahut që luanin dikue në Dragaoi me Porton, gjithmonë nëse Alex Sandro qëndron me bardhezinjtë në Torino. Pas sulmit të Chelseat që e ka kërkuar me insistim, Juventusi duhet ti rezistojë edhe atij të Paris Saint Germain që është gati të paguajë deri në 65 milionë euro për Alex Sandron.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb