Juventusi është hakmarrë ndaj Napolit për humbjen në Superkupë, duke e mposhtur para tifozëve në San Paolo me rezultatin 3-1. Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste për të dyja skuadrat, ndërkohë që Bianconerët e mbyllën me epërsi. Paul Pogba pranoi një top të kthyer nga Llorente dhe në mënyrë magjike e dërgoi në rrjet atë në (29’). Pas një pasimi nga këndi nga Mertens, topi shkoi te Miguel Angel Britos, i cili nuk priti dhe e barazoi rezultatin në (64’). Pas harkimit të Pirlos, Martin Caceres priti në zonë, për të kthyer epërsinë e Zonjës së Vjetër. Ndërsa vendasit përpiqeshin ta barazonin rezultatin, kampioni shënoi edhe golin e tretë. Arturo Vidal ishte realizues (90’+4). Kjo fitore rikthen epërsinë prej tri pikësh të Juventusit kundrejt Romës. Ndërkohë, Napoli është në vend të katërt, me një pikë më pak se Lazio që mban vendin që të çon në Ligën e Kampionëve.

(os.de/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: