Skuadra e Juventusit ka thyer rekordin e vet, duke realizuar fitoren e 13-të radhazi në Serine A, pas fitores 1-0 kundër Genoas të mërkurën ne mbrëmje.

Rekordi i mëparshëm i tyre ishte 12 fitore radhazi, i realizuar në sezonin 2013-14, kur skuadrën e drejtonte Antonio Conte, tashme trajner i ekipit përfaqësues te Italisë. Falë këtyre fitoreve, Juventusi është sërish në garën për titull, duke u renditur në vendin e dytë me 51 pikë, 2 më pak se Napoli i vendit te pare.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: