Kampionët e Italisë, Juventusi, kane shënuar fitoren e 12-te radhazi në Serie A, duke mposhtur Chievon në transferte me rezultatin e thellë 4-0.

Skuadra e Allegrit tregoi që në minutat e para që kanë udhëtuar vetëm për 3 pikë dhe këtë e dëshmuan deri në minutat e fundit të takimit, kur shënuan 4 gola.

Alvaro Morata 2, Alex Sandro 1 dhe Paul Pogba 1 shënuan në këtë fitore të Juventusit. Pas kësaj fitoreje Juventusi ngjitet në vendin e parë me 48 pikë, 1 më shumë se sa Napoli.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: