Në kampionatin meksikan është shenuar një nga ata gola që rrallherë të ndodh t’i shikosh. Në sfidën Atlas-Tijuana, futbollisti mik Aviles Hurtado ka realizuar një eurogol duke shtangur jo vetëm portierin, por të gjithë ekipin kundërshtar.

Në një goditje këndi të ekzekutuar nga shoku i skuadrës, Corono, topi vjen drejt e në këmbët e Hurtado që me një rrafishiatë në hyrje të zonës e dërgon topin në trekëndëshin më të largët të portës së mbrojtur nga portieri i Atlas.

Me golin e Huartado shifrat shkojnë përkohësisht 1-1, ndërsa 24 minuta më vonë sërish ai do kalonte për herë të parë skudrën e tij në avantazh. Por në fund, dy golat e Hurtado nuk mjaftuan për të marrë tre pikët pasi takimi përfundoi me shifrat 3-3.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb