Makabi Tel Aviv do ta presë Tiranën sot, në orën 20:00 (me orën tonë) në “Netanja Stadium”. Izraelitët luajnë në këtë impiant, pranë qytetit të Tel Avivit, pasi stadiumi i tyre i është nënshtruar një rikonstruksioni.

Kapaciteti i tij shkon në 24 mijë vende, ndërsa ndërtimi i tij ka kushtuar 55 milionë euro. Skuadra, e cila drejtohet aktualisht prej Zhordi Krujf, është klubi më i madh në vend, ndërsa është krijuar në vitin 1906.

Ata kanë fituar 22 tituj kampion, 23 Kupa dhe dy Liga Kampionesh të Azisë në periudhën kur i përkiste konfederatës aziatike, para se t’i bashkohej UEFA-s.

Nuk kanë rënë kurrë nga kategoria dhe në historinë e tyre nuk kanë luajtur asnjëherë kundër skuadrave shqiptare, ndërsa Tirana është ndeshur në 1995-1996 me Hapeol Ber Sheva (0-1 dhe 0-2)./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: