VLORE– Policia e Vlorës bën me dije se pasditen e djeshme, rreth orës 15:54 ka gjetur një kafkë njeriu të dekompozuar pas Kalasë së Kaninës, në varrezat e këtij fshati.

Nga këqyrja që i është bërë këtij skeleti, nuk është konstatuar asnjë shenjë dhunë apo dëmtim tjetër.

Kafka është dërguar në morgun e qytetit të Vlorës dhe i është venë në dispozicion mjekut ligjor me qëllim dërgimin e saj drejt Mjekësisë Ligjore Tiranë për veprimet e mëtejshme procedurale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për “Vlerësim Juridik”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: