TIRANE- Kryeministri Edi Rama nga Finiqi, ku po shpërndan leje legalizimi, që në nisje të fjalës së tij nuk i kurseu batutat para qytetarëve ku ka dhe minoritet grek.

Ai i ka përshëndetur ata me humor në greqisht, “Si je? Kalla? Kalimera të gjithëve”, pohoi Rama me humor, duke shkaktuar dhe të qeshura mes të pranishmëve.

Po ashtu, Rama theksoi se në këto 3 vite qeverisje është bërë shumë për këtë bashki, në një kohë që asgjë nuk ishte bërë për 27 vite. Ai pohoi se qeveria do të ketë në vëmendje të veçantë dy bashkitë; Dropull dhe Finiq, ku ka dhe minoritet grek.

“Ju e shikoni vet se në këto 27 vite këtu nuk është investuar asgjë. Duhen shumë më tepër akoma, por ama me investimet tona dhe mbështetjen që do japim, dy bashkitë e minoritetet, Dropull dhe Finiq, do jenë në vëmendjen tonë. Do vazhdojmë ta mbështesim këtë bashki, qytetarët e saj, me kombësi shqiptare dhe me kombësi greke, pra shtetas me të drejta të barabarta.”, tha Rama.

Gruaja flet greqisht (e përkthen një tjetër banor): Falenderoj kryeministrin për legalizimin
Rama: Hajde përktheje se unë vetëm Efkaristopoli di
Rama: Tani kemi legalizimin e kishës së Mesopotamit se ju bëri Saliu dhe ju ndërtues pa leje
Prifti: Është hera e parë që kisha ortodokse këtu merr leje legalizimi.
Rama: Do ulim çmimin e energjisë për kishat e xhamitë. Do e paguani energjinë si familjet, jo si biznes.

Një qytetar nga jashtë turmës i flet diçka për kishat
Rama:
Ca ke ore ca ke? Dale të flas unë njëherë pastaj ti
Vjen prifti i një kishe për të marrë lejen e legalizimit të objektit të kultit
Prifti: Nuk jam i gjatë sa ty, por ju falënderoj.
Rama: Nuk ka rëndësi gjatësia trupore
Prifti: Nuk jam Shën Thomai, jam Shën Gjergji
(Rama qesh)
Rama: Adrea e votoi, Vangjeli nuk e votoi reformën.
(ed.me/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: