GREQI- Një sasi e madhe armësh e municionesh është zbuluar nga policia greke në kufi me Shqipërinë. Sipas informacioneve, arsenal i armëve është gjetur në kufirin e gjëlbër greko-shqiptar, pranë Qafe-Botës.

arme greqi (4)

Mësohet se janë sekuestruar:
3 kallashnikovë me 7 krehra;
11 granata;
33 ndezës;
5 kallëpe tritoli me peshë totale 1 kg 5 gram;
1 kuti me 10 ndezësa granate;
1593 fishekë të kalibrit 7.62 X 39 mm.

arme greqi (3)

Ky municion po transportohej nga 3 shtetas me çanta të cilët sapo kanë parë policinë janë futur me shpejtësi në tokë shqiptare duke e hedhur arsenalin e armëve.

arme greqi (2)

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: