Në qendrën mjekësore të “djallit” në Milano, “El Madonina” ka përfunduar me sukses testet mjekësore futbollisti Antonio Donnarumma që tashmë i ka mbetur vetëm të hedhë të zezën mbi të bardhë për t’u cilësuar zyrtarisht pjesë e Milanit.

Antonio është vëllai i madh i talentit Gianluigi Donnarumma që kohët e fundit është përfolur se do të largohet nga kuqezinjtë, shkruan “Tuttomercatoweb”.
Por pas shumë spekulimeve portieri 18-vjeçar Gianluigi Donnarumma duket sa ka gjetur gjuhën e përbashkët me Milanin dhe si pjesë e kësaj marrëveshje është edhe transferimi i vëllait të tij, Antonio tek “djalli”.

27-vjeçari para se t’i bashkohej kuqezinjve i dha fund aventurës me klubin Asteras Tripolis.

(e.k/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb