ITALI– Policia italiane ka arrestuar 3 shqiptarë, dy burra dhe një grua, pasi dyshohet se janë furnizuesit më të mëdhenj të drogës në qytetin Rho. Policia ka vëzhguar prej disa ditësh banesën ku jetonte çifti i shqiptarëve dhe miku i tyre në rrugën Bengal Flags të cilët nuk ndodheshin aty pasi kishin shkuar me pushime në Shqipëri.

Pas vëzhgimit disa ditor, të shtunën policia ka ndërmarrë operacionin duke kapur mat 3 shqiptarët të cilët sapo ishin kthyer nga vendlindja ku kishin qene me pushime. Në fillim është arrestuar shqiptari me inicialet K.A 31 vjeç i cili dyshohet si pronari i banesës, ndërsa më pas çifti.

Këta të fundit janë kthyer në banesë rreth mesditës së të shtunës duke ecur ngadalë dhe vëzhguar çdo lëvizje të dyshimtë. Pasi parkuan makinën dhe hynë në banesë, policia ka ndërhyrë duke i arrestuar. Në pranga u vendos D.A 29 vjeç dhe A.V 29 vjeç.

Gjatë kontrollit, policia gjeti në bodrumin e shtëpisë 6 kilogram kanabis. Pas procedurave të 3 shqiptarët u shoqëruan në burgun e San Vittore në Milano.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: