DIBER- Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Dibër, ku në fokus ka qenë shërbimi shëndetësor, kryeministri Edi Rama është përballur me një situatë të sikletshme. Një nga qytetarët ka marrë mikrofonin dhe nisi të fliste duke i thënë kryeministrit se ka premtuar të bëjë Rrugën e Arbrit.
Madje ai nuk ka lejuar kryeministrin Rama të flasë pa mbaruar fjalën e tij duke thënë se ka 25 vite që dëgjon partinë, tani është radha e tij.

Qytetari: Dua tju falënderoj për ato që keni bërë, por për ne sinonim i jetës tonë të përditshme është Rruga e Arbrit. Zgjidhja jonë është rruga e Arbrit…

Rama: Një sekondë…

Qytetari: Më fal ta mbaroj, se kam dëgjuar shumë tani dua të më dëgjoni. Unë ju falënderoj për dy rrugë qe keni marre dhe ju mbështesim, rruga drejt BE dhe rruga drejt drejtësisë. Mendoj se jemi në fazën ku duhet të bëhet rruga e Arbrit, pasi na i ke premtuar…

Rama: Një sekondë, një sekondë…

Qytetari: Të lutem…

Rama: Po e ke fjalim nuk e ke pyetje

Qytetari: Kam dëgjuar 25 vite fjalime nga partia ime, njëherë me jepet dhe mua rasti të mbaj një fjalim të shkurtër.
Screenshot003
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb