TURQI– 11 persona kanë mbetur të lënduar pasi një kamera-dron ra mbi njerëzit që po ndiqnin fjalën e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, me rastin e 1-vjetorit të tentativës së dështuar për grusht shteti.

Presidenti Erdogan ndaloi fjalimin pas rrëzimit të dronit dhe bëri thirrje që ambulancat të vinin menjëherë në vendngjarje për t’iu ardhur në ndihmë të lënduarve. Dy persona u dërguan menjëherë në spital, ndërsa pesë të tjerë i mjekuan në vendngjarje.

Dhjetëra mijëra vetë u mblodhën para parlamentit në Stamboll për të përkujtuar 250 personat që humbën jetën gjatë grushtit të dështuar të shtetit vitin e kaluar.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj ngjarjeje, 50 mijë vetë janë arrestuar dhe mbi 150 mijë nëpunës civilë, policë dhe ushtarë janë shkarkuar nga detyra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: