SHBA-Byroja Federale e Hetimeve në Shtetet e Bashkuara ka lajmëruar se hakerat kanë filluar të sulmojnë firmat amerikane. Ata mendojnë se janë hakerat e qeverisë kineze.

Gjatë një konference FBI njohu publikun, kryesisht bizneset, me mënyrat dhe veglat që përdoren në sulme të tilla me qëllim që firmat të dinë si të mbrohen dhe gjithashtu i ftoi të kontaktojnë me autoritet nëqoftëse ata besojnë se janë hakuar, raporton PCW.

Ka shumë të ngjarë që këto sulme vijnë nga një grup hakerash i qeverise kineze të cilët shpesh herë ndërmarrin veprime të tilla për të vjedhur informacione të rëndësishme nga bizneset dhe autoritetet amerikane. FBI madje ka publikuar një dokument ku përshkruhet dhe paraqitet informacion i plotë rreth kësaj çështjeje.

Dokumenti tashmë është në zotërim të Reuters. Ndërkohë ambasada kineze në Shtetet e Bashkuara i është kundërpërgjigjur kësaj deklarate duke u shprehur se FBI nuk mund të ndërtojë akuza të pabaza.

(d.d/BalkanWeb.com)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb